fbpx

Single Blog Title

This is a single blog caption
6 Dec

5 vendet më të mira për t’u vizituar në Tiranë

Vitet e fundit, atraksionet turistike dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë, kanë tërhequr vëmendjen e shumë turistëve të huaj nga e gjithë bota dhe në veçanti Tiranën, kryeqytetin shqiptar.

Prestigjiozja amerikane që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet “Lonely Planet”, ka renditur Tiranën ndër 10 destinacionet turistike për të mos u humbur.

Kryeqyteti shqiptar nuk është vetëm një qytet ‘portë’, por është një metropol i fuqishëm qa ka pësuar transformim.

Nëse vizitoni Tiranën gjatë një fundjave apo edhe gjatë një qëndrimi më të gjatë, Diplomat Hotel & Spa është vendi i përsosur për t’u akomoduar. I pozicionuar shumë pranë Bulevardit kryesor dhe Sheshit Skënderbej me vend parkimi, Wi-Fi, dhoma me ajër të kondicionuar dhe akses në Spa.

Le të zbulojmë së bashku 5 vendet më të mira që duhen vizituar si pikënisje nga hoteli ynë për të eksploruar zonat atraktive dhe historike të kryeqytetit.

 

Sheshi Skënderbej

Në Tiranë, duket se të gjitha rrugët të çojnë në sheshin Skënderbej. Sapo të keni qenë atje, do ta kuptoni pse; ky shesh kryesor, i emërtuar sipas heroit kombëtar shqiptar, është zemra e qytetit. Një statujë e Skënderbeut ulet në mes të sheshit. Është një vend portreti, i cili kohët e fundit është rinovuar dhe është një must-see për të gjithë ata që vizitojnë kryeqytetin. Pa harruar të vizitoni Teatrin Kombëtar të Operas & Baletit, Muzeun Historik Kombëtar, Kullën e Sahatit, Bashkinë e Tiranës, Xhaminë e Et’Hem Beut përgjatë anëve të saj, ky shesh i madh është i përkryer edhe për xhiron e mbrëmjes.

 

BUNK’ART

Për mos t’u humbur një vizitë në të paktën në një nga tre muzetë, kushtuar viteve të diktaturës komuniste, BunkArt, e ndërtuar brenda një bunkeri të madh anti-bërthamor duke ekspozuar objekte origjinale dhe dokumente dhe ndodhet në periferi të Tiranës, BunkArt2 dedikuar viktimave të regjimit është pranë monumenteve kryesore në qendër të qytetit dhe Shtëpia e Gjetheve, në të cilën është zhvilluar aktiviteti i policisë sekrete shqiptare, e cila ndodhet pranë sheshit Skënderbej.

 

Pazari i Ri

I hapur në 2017, Pazari i Ri është tregu i ri i Tiranës dhe një nga vendet më të bukura për tu vizituar në qytet. Ishte dikur një nga zonat më të këqija të kryeqytetit, por sot është shndërruar në një nga vendet më të frekuentuara në qytet ku mund të shijoni disa gatime lokale, si dhe fruta të freskëta dhe të ndaloni të shijoni peshk të freskët në një nga restorantet aty pranë. Mos harroni të merrni aparatin tuaj dhe të bëni disa foto të stendave shumëngjyrëshe. Pastaj, është koha për të blerë disa artefakte tipike shqiptare.

 

Jeta e natës në Bllok

Gjatë rehjimit të Hoxhës, Blloku ishte një zonë e rezervuar për elitat qeveritare. Në ditët e sotme kjo zonë nga më të shtrenjtat është e mbushur me bare moderne, kafene, restorante dhe klube nate, duke i dhënë asaj një vibrim kozmopolitan. Zona e Ish-Bllokut është gjithashtu vendi më i mirë për të përjetuar kulturën e famshme shqiptare të kafesë, si dhe shtëpia e ekspresit më të mirë në qytet. Blloku është zemra e “qejfit’ të kryeqytetit shqiptar.

 

Udhëtim me teleferik në Malin e Dajtit

Adhuruesit e natyrës do të donin të bënin hiking dhe të mbusheshin me ajër të pastër në malin e Dajtit, i shpallur Park Kombëtar, që arrin një lartësi prej 1,613 metrash të majës më të lartë, në lindje të Tiranës. Mënyra më e mirë për të arritur atje është të udhëtosh me teleferik që zgjat15-minuta apo me makinë prej më shumë se një orë. Sapo të arrini në krye, do të kuptoni pse udhëtimi ia vlen: pamjet panoramike të qytetit nga maja e malit të lënë pa frymë. Atje do të gjeni edhe një hotel dhe disa restorante.

Në Diplomat Hotel ju mund të përfitoni nga ofertat tona speciale dhe për çdo informacion mund të vizitoni faqen tonë të internetit ose mund të prenotoni online.

Ju relaksohuni me diplomaci dhe shijoni rehatinë në hotelin tonë.