Me 22 vjet në treg, me arritje të shumta, dhe me filozofi që ka në qendër klientin, Diplomat Hotel ka standardet më të larta të hoteleri-turizmit në Shqipëri. Diplomat Hotel bën pjesë në elitën e industrisë së hoteleri-turizmit në vendin tonë.
Vizioni – Vizioni ynë është, që përmes ofrimit të shërbimeve të qëndrueshme, konsistente dhe cilësore, të njihemi si zinxhir hotelesh i zgjedhjes së parë në industrinë e hoteleri-turizmit në Shqipëri.
Misioni – Jemi të përkushtuar për t’i bërë klientët dhe punonjësit tanë të ndihen si në shtëpinë e tyre..
Vlerat
#përvojë – Ne hapëm hotelin e parë privat në Shqipëri. Që në vitin 1993, kompania jonë ka kontribuar për rritjen e standardeve të hoteleri-turizmit në vend. Edhe sot e kësaj dite, ne kemi po atë energji dhe ngazëllim për të vazhduar përpara dhe për t’i shtuar vlera përvojave të klientëve tanë.
#ambientfamiljar – Ne besojmë te sinergjia që buron nga ambienti familjar. E konsiderojmë si element kyç për ofrimin e shërbimeve të veçanta dhe për ta bërë qëndrimin tek ne të paharrueshëm.
#menëqendërklientin – Gjithçka fillon nga klientët tanë.
#miqësorëndajmjedisit – Të dy hotelet tanë prodhojnë energji të gjelbër përmes paneleve diellore, që janë të instaluara në secilën godinë. Ne e konsiderojmë qëndrueshmërinë mjedisore një element thelbësor të së tashmes dhe së ardhmes. #nejemitëgjelbër #kontribuonipërnjë botëmëtëqëndrueshme
#respekt – Një nga pikat më të forta të kompanisë sonë është respekti për atë që bëjmë.
#integriteti – Përpiqemi që gjithmonë të krijojmë ura lidhëse me palët tona të interesit përmes respektimit të standardeve etike dhe morale.
Diplomat Hotel, Tirana, Albania
+355 4 22 35 090
This website uses cookies to personalize content, to provide social media features and to analyze traffic to our website.
Accept Privacy Policy